Kryeprokurori i shtetit tregon se po ndërmerren veprimet hetimore për rastin e Arlinda Zekajt

Kryeprokurori i shtetit, Zejnullah Gashi, bashkë me prokurorin Ersan Qavolli, kanë pritur sot në takim përfaqësuesit e protestës për rastin e Arlinda Zekajt. 

Në takim, protestuesit kanë shprehur qëndrimet e tyre karshi situatës.

kryeprokurori i shtetit, ka theksuar se po ndërmerren veprimet e domosdoshme për përgjegjësit eventual brenda sistemit për rastin e të ndjerës Zekaj.

Protestuesit u pritën institucionalisht vetëm nga kryeprokurori Gashi deri tani, ndërkaq dje është bërë e ditur se është pranuar dosja e së ndjeres Zekaj, nën dyshimin se policë prokurorë e gjyqtarë e neglizhuan rastin e saj

Artikuj të tjerë

Back to top button