
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Janina Ymeri, ka lëshuar sërish akuza lidhur me energjinë elektrike të shpenzuar në vend, duke drejtuar gishtin drejt pushtetarëve.
Ymeri e ka përdorur termin ‘mafia energjetike’, duke shtuar se veç muajin e kaluar, kosto e rrymës ka qenë mbi 27 milionë euro.
“30 Ditë Shtatori, 27.6 Milionë Euro kosto e rrymës. Era Mafi Energjetike!”.
Ajo vazhdimisht e ka kritikuar Qeverinë Kurti për menaxhimin e këtij sektori dhe keqpërdorimet që dyshohet se janë bërë.



