IPK rekomandoi suspendimin e drejtorit të prokurimit të Policisë Artan Fejza

Dhjetëra kontrata të realizuara përmes procedurave të negociuara dhe konfidenciale janë pjesë e hetimeve që Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) ka nisur ndaj drejtorit të Prokurimit të Policisë së Kosovës, Artan Fejzës

Në kuadër të këtyre hetimeve, IPK ka rekomanduar suspendimin e Fejzës nga detyra, me qëllim të ruajtjes së integritetit dhe mbarëvajtjes së procesit hetimor.

Hetimet paraprake kanë të bëjnë me dyshimet për keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar, si dhe çështje të mundshme të konfliktit të interesit në procedurat e prokurimit publik.

IPK, në koordinim me Prokurorinë Speciale, është duke vazhduar veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të dyshimeve.

Shënim: Personat e përmendur në këtë lajm konsiderohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të vërtetohet me vendim të formës së prerë të gjykatës.

Artikuj të tjerë

Back to top button