Qytetari tregon se në spitalin e Gjilanit shpenzoi mbi 1150€ për protezën ortopedike

Në spitalin e përgjithshëm të Gjilanit qytetarë të shumtë kanë raportuar se po detyrohen që penjtë kirurgjikë t’i blejnë vet, sipas tyre ata pohojnë se spitali nuk është i furnizuar me mjete kirurgjikale.

Për një operacion ortopedik, qytetari tregon se ka blerë në barnatore sipas udhëzimeve të spitalit pesë sosh “penjë” me vlerë 3 euro, gjithashtu shprehet se kishte blerë dhe protezën ortopedike e cila do t’i duhej familjarit të tij për operacion.

Qytetari M.L shprehet se kjo gjendje është shqetësuese, kur spitali nuk është i furnizuar me materiale mjekësore bazike.

“Tash ka dikush që nuk i ka as 3,4 euro me i ble, ma shqetësuese për mu është që edhe protezën e kam ble 1150€ tha ai”.

Theksojmë se dhe me 28 tetor SHSKUK ka njoftuar për pranimin e kontingjentit të parë të protezave, por në Spitalin e Përgjithshëm të Gjilanit pacientët detyrohen t’i blejnë të gjitha materialet mjekësore me mjetet e tyre financiare.

Kontrata në vlerë gati prej 8 milionë Euro është nënshkruar për furnizim me proteza dhe materiale në kuadër të Listës Esenciale. Mbetet e paqartë pse ende nuk është shpërndarë kontigjenti me proteza në spitale regjionale, edhe pse kjo shpërndarje është paralajmëruar javë më parë furnizimi në spitale ende nuk është kryer.

TandemPress ka tentuar një pergjigjje zyrtare lidhur me rastin dhe është në pritje të saj.

Artikuj të tjerë

Back to top button