Grabitet një lokal në Gjakovë, të dyshuarit marrin sasi të madhe të arit

Një grabitje e armatosur ka ndodhur në një lokal në Gjakovë, ku dy persona të dyshuar, kanë marrë një sasi të madhe ari.

Sipas Policisë, rasti është raportuar dje pasdite, 

Dy viktimat, një burrë dhe një grua, kanë deklaruar se derisa ndodheshin në vendin e punës, aty kanë hyrë të dyshuarit, njëri prej të cilëve ishte me armë të gjatë, e tjetri me një çekan.

Rasti është duke u hetuar nga Policia, ndërsa të dyshuarit janë arratisur. 

“Dy viktimat një mashkull dhe një femër kosovare kanë raportuar se derisa kanë qenë në vendin e punës, kanë hyrë dy persona të dyshuar dhe të armatosur njëri me armë të gjatë e tjetri me një çekan dhe pasi kanë thyer dollapët kanë marrë një sasi të madhe ari” thuhet në raportin e PK-së

Artikuj të tjerë

Back to top button