Dhunë në familje në Kamenicë, gruaja merr trajtim mjekësor pas lëndimeve

Një grua dyshohet se është sulmuar nga një grua tjetër në Kamenicë.

Sipas Policisë, rasti ka ndodhur më 01.11.2026, rreth orës 19:00 kur e dyshuara thuhet se i ka shkaktuar lëndim të lehtë trupor viktimës e cila ka pranuar tretman mjekësor.

Këtë rast thuhet se viktima e ka lajmëruar më 05.11.2026 ndërsa e dyshuara është intervistuar dhe në konsultim me prokurorin bëhet e ditur se është iniciuar rasti i dhunës në familje dhe lëndimit të lehtë trupor.

Lidhur me rastin policia njofton se po vazhdon hetimet në zbardhjen e rastit.

Artikuj të tjerë

Back to top button