Katër komisione parlamentare gjatë ditës, shqyrtohet edhe lista preliminare e dokumenteve nga institucionet për Arlinda Zekajn

Katër komisione parlamentare mbajnë sot mbledhje në Kuvendin e Kosovës, me tema të ndryshme në rend dite.

Në orën 10:00, Komisioni për Legjislacion shqyrton katër projektligje për ratifikimin e marrëveshjeve me Suedinë dhe Belgjikën.

Në orën 11:00, Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë takohet me ambasadorin hungarez, László Dux.

Në orën 12:00, Komisioni për Arsim shqyrton propozimet për Këshillin Kombëtar të Shkencës dhe raportin e Këshillit Shtetëror të Cilësisë për vitet 2024 dhe 2025.

Ndërkaq, në orën 13:00, Komisioni Hetimor për rastin e Arlinda Zekajt shqyrton listën preliminare të dokumenteve që do t’u kërkohen institucioneve.

Artikuj të tjerë

Back to top button