Jeton Sylaj ish-bashkëshorti i Arlinda Zekajt del sot para gjykatës, rasti mbyllet për publikun me arsyetimin e mbrojtjes së jetës private

Në Gjykatën Themelore në Pejë sot mbahet shqyrtimi fillestar ndaj Jeton Sylajt, i akuzuar për kanosjen e ish-bashkëshortes së tij, Arlinda Zekaj, e cila u vra më 25 tetor 2026 në Vitomiricë të Pejës.

Seanca do të mbahet e mbyllur për publikun, pas kërkesës së Prokurorisë Themelore në Pejë, me arsyetimin e mbrojtjes së jetës private dhe familjare të personave të përfshirë në procedurë, si dhe të interesit më të mirë të fëmijës së mitur.

Kërkesa ishte përkrahur edhe nga mbrojtësi i viktimave dhe mbrojtja e të akuzuarit.

Jeton Sylaj akuzohet se në dhjetor të vitit 2025, në Vitomiricë, e kishte kanosur me vrasje dhe kërcënime të rënda ish-bashkëshorten e tij.

Sipas aktakuzës, përmes telefonit ai i kishte thënë se do ta vriste dhe do ta largonte me forcë nga shtëpia, duke i shkaktuar frikë dhe ankth.

Në aktakuzë përfshihen edhe deklarimet e Arlinda Zekajt, e cila kishte raportuar se gjatë martesës 11-vjeçare kishte përjetuar dhunë fizike dhe psikike nga i akuzuari.

Ajo kishte deklaruar gjithashtu se ishte detyruar të merrte kredi prej rreth 9 mijë eurosh për nevojat e tij dhe se ndihej e rrezikuar nga ish-bashkëshorti.

Artikuj të tjerë

Back to top button