Nis aksioni për pastrimin e Prishtinës, angazhohen kompanitë private

Komuna e Prishtinës ka angazhuar kompani private dhe, me mbështetjen e UNDP-së, ka shtuar flotën e kamionëve për pastrimin e kryeqytetit për t’i dalë në ndihmë kompanisë “Pastrimi”.

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka thënë se bëhet fjalë për masa alternative të ndërmarra nga komuna për të përmirësuar gjendjen me pastrimin e qytetit.

qytetit.

Sipas Ramës, Komuna e Prishtinës ka siguruar tashmë 14 kamionë nga sektori privat, ndërsa pritet të angazhohen edhe dhjetë të tjerë nga kompania “Pastrimi”.

“Do të kemi edhe dhjetë të tjerë që do të jenë të ‘Pastrimit’, pra 24 kamionë, dhe kjo do të ndikojë dukshëm në pastrimin e kryeqytetit”, u shpreh Rama.

Rama kritikoi sërish Qeverinë për, siç tha, bllokimin e mjeteve të destinuara për blerjen e kamionëve dhe kontejnerëve për menaxhimin e bërllokut.

Artikuj të tjerë

Back to top button