
Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) sonte më 12.11.2026 ka njoftuar se si pasojë e erërave të forta që po mbizotërojnë në vend, veçanërisht në rajonet e Pejës dhe Gjakovës, mund të ketë ndikime në infrastrukturën e rrjetit elektrik.
KEDS u ka bërë thirrje të gjithë konsumatorëve që të tregojnë kujdes të shtuar dhe të shmangin afrimin pranë linjave elektrike.
“Ekipet tona janë në terren dhe po punojnë intensivisht në zonat e prekura, me qëllim të sanimit të dëmeve dhe rikthimit të furnizimit me energji elektrike sa më pare” thuhet në njoftim.



