
Fundjava në Kosovë do të karakterizohet me mot kryesisht të vranët dhe reshje shiu, ndërsa në viset malore priten edhe reshje bore.
Sipas parashikimit të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës (IHMK), të shtunën moti do të jetë kryesisht i vranët, me riga shiu kohë pas kohe. Në viset malore parashihen reshje bore.
Temperaturat minimale do të lëvizin nga 1 deri në 4 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale pritet të arrijnë nga 4 deri në 7 gradë Celsius. Era do të fryjë nga veriperëndimi, me shpejtësi prej 1 deri në 7 metra në sekondë.



