
KRU “Gjakova” Sh.A. njofton konsumatorët e zonës së Rekës së Keqe se, sipas rezultateve të fundit të analizave, turbullira e ujit ka tejkaluar vlerat e lejuara për konsum.
Për këtë arsye, apelojmë te të gjithë konsumatorët e kësaj zone që të mos e përdorin ujin për pije deri në një njoftim të radhës, përkatësisht deri në konfirmimin se uji është i sigurt për konsum.
Për çdo ndryshim të gjendjes, konsumatorët do të njoftohen me kohë.



