Shkyçen nga ujësjellësi dy biznese në Lipjan, njëri kishte borxhe të papaguara rreth 39 mijë euro, ndërsa tjetri 800 euro

Dy biznese në Lipjan janë shkyçur nga rrjeti i ujësjellësit nga Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”, për shkak të borxheve të papaguara.

Sipas njoftimit të KRU “Prishtina”, njëri nga bizneset kishte grumbulluar borxh prej 39 mijë eurosh, ndërsa biznesi tjetër kishte 800 euro obligime të papaguara.

Kompania ka bërë të ditur se po vazhdon të ndërmarrë masa ndaj konsumatorëve që nuk i shlyejnë detyrimet për shërbimet e ujësjellësit.

Shkyçja e këtyre dy bizneseve vjen si masë ndaj mospagesës së faturave, ndërsa shuma e borxhit të njërit prej tyre arrin në 39 mijë euro.

Artikuj të tjerë

Back to top button