
Policia e Kosovës ka realizuar ekstradimin e një shtetasi kosovar nga Kosova në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, i cili kërkohej me urdhërarrest ndërkombëtar për vepra penale që ndërlidhen me krimet kibernetike.
Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, ekstradimi është realizuar sot më 19 nëntor 2026 nga Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor, në koordinim me njësitet relevante policore dhe institucionet e drejtësisë.
I dyshuari iu dorëzua autoriteteve amerikane, përkatësisht njësisë U.S. Marshals, në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari” në Prishtinë.
Ekstradimi u realizua në bazë të kërkesës së institucioneve të drejtësisë së SHBA-së, të cilat kishin lëshuar urdhërarrest ndërkombëtar ndaj tij.



