KEDS njofton për ndërprerje të energjisë elektrike në Ferizaj pas dëmeve që kanë shkaktuar erërat

KEDS ka njoftuar konsumatorët në Ferizaj se do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike, si pasojë e situatës së krijuar nga erërat e forta.

Sipas njoftimit të KEDS-it, erërat e fuqishme kanë shkaktuar dëme dhe avari të konsiderueshme në infrastrukturën energjetike.

“Si rezultat i situatës aktuale, ku erërat e forta kanë shkaktuar dëme dhe avari të konsiderueshme në infrastrukturën energjetike, dhe me kërkesë të Policisë së Kosovës, KEDS njofton publikun për nevojën e domosdoshme për ndërprerjen e energjisë elektrike në Ferizaj. Kjo ndërprerje është si masë preventive me qëllim sigurinë e përgjithshme të qytetarëve. Ekipet tona janë në terren dhe në koordinim të plotë me institucionet gjegjëse” – thuhet në njoftimin e KEDS-it.

Artikuj të tjerë

Back to top button