
Komandanti i misionit të KFOR-it në Kosovë, gjeneralmajor Roberto Vergori, ka pritur në takim ambasadorin e Sllovenisë në Kosovë, Borut Blaj.
Takimi është mbajtur në selinë e KFOR-it, në kampin “Film City” në Prishtinë, ku është diskutuar për situatën aktuale të sigurisë në Kosovë, procesin e vazhdueshëm të optimizimit të misionit, si dhe kontributin e KFOR-it në ruajtjen e stabilitetit rajonal.
Sipas njoftimit të KFOR-it, gjatë takimit gjeneralmajor Vergori ka shprehur vlerësimin për mbështetjen e vazhdueshme të Sllovenisë ndaj misionit, transmeton Klankosova.tv.
Ai gjithashtu ka vlerësuar rolin e Forcave të Armatosura Sllovene në përpjekjet e KFOR-it për të siguruar një mjedis të sigurt në Kosovë dhe për të kontribuar në stabilitetin e rajonit më të gjerë.



