
Dy shoferë janë ndëshkuar nga Policia e Kosovës pasi u kapën duke zhvilluar gara të shpejtësisë me vetura në rrugën magjistrale, në fshatin Muhovc të Ferizajt.
Rasti ka ndodhur dje më 24 nëntor, rreth orës 21:48, kur patrulla e njësisë së komunikacionit rrugor ndaloi dy vetura të tipit BMW 318 dhe BMW 320, të drejtuara nga dy të rinj, 23 dhe 22 vjeç.
Policia ka shqiptuar ndaj secilit shofer nga 500 euro gjobë, pesë pikë negative, si dhe ndalim të drejtimit të automjetit për një vit.
#Ferizaj #policiaekosoves #GaraShpejtësie #Trafiku #drinitv #sigurianerruge #kosova #fyp



