Ballina
Osmani sot me konsultime për zgjedhjet lokale, datën do ta caktojë menjëherë pas takimeve

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, fton sot konsultimet me përfaqësuesit e subjekteve politike për caktimin e datës së zgjedhjeve lokale.
Lajmin për e ka konfirmuar këshilltari për media i presidentes, Bekim Kupina.
Takimi do të mbahet në ora 14:00.
“Në bazë të kompetencave kushtetuese, Presidentja Osmani ka ftuar subjektet politike në takim të mërkurën, më 4 qershor 2025, për konsultime për caktimin e datës së zgjedhjeve lokale. Menjëherë pas konsultimeve, Presidentja do të caktojë datën e zgjedhjeve,” tha Kupina.