ShnetaLajme

Vatan Istrefaj stomatolgu më i rë në Deçan

Komunës së Deçanit sot i është shtuar edhe një stomatolog i ri.

Vatan Istrefaj nga kjo komunë sot e ka marrë titullin “Doktor i Stomatologjisë”.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Istrefaj në Facebook.

Postimi i plotë:

Pas shumë viteve angazhimi profesional dhe akademik, sot e kam nderin ta ndaj me ju momentin kur mora titullin “Doktor i Stomatologjisë”.

Ky sukses është rezultat i përkushtimit, sakrificës dhe mbështetjes së vazhdueshme nga njerëzit që më rrethuan gjatë këtij rrugëtimi.

Jam thellësisht mirënjohës për të gjithë ata që më qëndruan pranë dhe më përkrahën në çdo hap të zhvillimit tim akademik.
Një falënderim i veçantë shkon për mentoren time, prof. Luljeta Ferizi Shabani, për udhëheqjen dhe mbështetjen e palodhshme.
Po ashtu, falënderoj kryetarin e komisionit, dekanin tonë, prof. Shefqet Marsori, si dhe anëtaren e komisionit, profesoreshë Argjira Veseli, për vlerësimin dhe përkushtimin profesional.

Shpreh gjithashtu falënderimin tim për Kolegjin e Shkencave Mjekësore “Rezonanca” ku pata mundësinë të zhvillohem profesionalisht dhe akademikisht.

Mbi të gjitha, falënderimi më i madh i takon Allahut, që më dha forcën dhe që sot, para familjarëve dhe miqve të mi të dashur, të marr titullin Doktor i Stomatologjisë me notën maksimale, 10.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button