Lajme
U raportua se u takua me Albin Kurtin, deputetja e LDK-së reagon: Nuk votoj ndryshe nga partia

Deputetja e LDK-së, Serbeze Kabashi-Muçaj, ka dalë me një sqarim publik në profilin e saj në “facebook”, pas raportimeve se është takuar me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti.
Ajo ka thënë se qëndrimi i saj s’ka ndryshuar dhe se asnjëherë s’do të votojë ndryshe nga ai që do të jetë qëndrimi i LDK-së dhe Grupit Parlamentar.
“Unë nuk kam dhe nuk do të ushtroj asnjëherë votë individuale për ndonjë parti politike jashtë vullnetit të Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës”, ka shkruar ajo.