Afati i pasqaruar i Kushtetueses: Kurrkush s’e di çfarë ndodh pas 30 ditësh

Në njoftimin e shkurtër të premten s`u përfshi e nuk pritet të jetë as në aktgjykimin e plotë.

Ajo se çka i pret deputetët nëse nuk e konstituojnë legjislaturën e nëntë për 30 ditë të tjera, nuk dihet e as që pritet të dihet nga Gjykata Kushtetuese.

Kjo pasi diçka e tillë sipas një juristi nuk parashihet sipas aktit më të lartë juridik, raporton klan kosova.

Pasojat juridike s`parashihet të përfshihen meqë sipas Arifit kjo as nuk u kërkua.

Por arsyetimi i dispozitivit sipas shoqërisë civile do duhej të rregullonte këtë zvarritje njëherë e mirë.

Kështu sipas Jasharit, ligjvënësit do të gjenin shpejt rrugën e zhbllokimit.

Ajo që dihet me siguri është se një kandidat për kryeparlamentar nuk mund të propozohet më shumë se tri herë.

Artikuj të tjerë

Lexo edhe për
Close
Back to top button