AGK ngushëllon familjen e Laurent Krasniqit: Dha kontribut të rëndësishëm në skenën mediale

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës është shprehur thellësisht i tronditur me rastin e vdekjes tragjike të Laurent Krasniqit.

Përmes një telegrami të ngushëllimit, AGK bëri të ditur se për disa vjet, Laurenti ka punuar si kameraman në disa media, transmeton TandemPress.

Tutje, Asociacioni tha se i ndjeri ka dhënë një kontribut të rëndësishëm në skenën mediale me punën e tij profesionale, dhe do të kujtohet për kolegialitetin e pashoq tek i gjithë komunitetit medial në vend.

“Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës i shpreh ngushëllime të sinqerta, familjes, miqve dhe të gjithë kolegëve që kanë punuar bashkë me të”.

Artikuj të tjerë

Back to top button