
Në shënim të trevjetorit të rënies në krye të detyrës të rreshterit të Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku, sonte në Prishtinë do të mbahet Akademi Përkujtimore.
Akademia mbahet nën patronatin e Zyrës së Kryeministrit të Republikës së Kosovës.Aktiviteti do të zhvillohet në orën 20:00, në Sallën e Kuqe të Pallatit të Rinisë në Prishtinë.
Afrim Bunjaku u vra më 24 shtator 2023, gjatë sulmit terrorist në Banjskë të Zveçanit.


