
Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur në Volljakë të Klinës.
Nga pamjet e siguruara në vendin e ngjarjes, shihet se në aksident janë përfshirë dy vetura.
Ende nuk dihet nëse ka persona të lënduar si pasojë e aksidentit.
Policia e Kosovës deri më tani nuk ka dalë me njoftim zyrtar lidhur me rastin.



