
Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, ka deklaruar sot pas mbledhjes së kryesisë së Aleancës se partia e tij do të mbështesë çdo iniciativë që, sipas tij, i shërben drejtësisë.
Tahiri tha se Aleanca do të mbështesë çdo veprim që do të ndihmojë në funksionimin e institucioneve dhe drejtësisë.
Ai gjithashtu bëri të ditur se Aleanca ka kërkuar që në takim të trajtohet nevoja që Kuvendi i Kosovës të konstituohet sa më shpejt.
“Çdo iniciativë e cila do të ndihmojë drejtësinë, Aleanca do ta mbështesë. Kemi kërkuar që në takim të diskutohet që sa më shpejt të konstituohet kuvendi”, tha Tahiri.



