KRU “Prishtina” apelon për pagesën e faturave: Borxhi ka arritur në 47 milionë euro

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka bërë thirrje për konsumatorët që t’i paguajnë me kohë faturat e ujit, duke theksuar se borxhi i akumuluar ka arritur në 47 milionë euro.

Përmes një njoftimi, kompania ka vlerësuar se niveli i borxhit po ndikon në funksionimin e shërbimit të ujësjellësit

“Borxhi prej 47 milionë eurosh është i papranueshëm dhe dëmton funksionimin e shërbimit të ujësjellësit”, thuhet në njoftimin e kompanisë.

Ujësjellësi “Prishtina” ka theksuar se pagesa e rregullt e faturave është përgjegjësi e secilit konsumator dhe se shmangia e akumulimit të borxheve është në interes të qytetarëve dhe të një shërbimi të qëndrueshëm të furnizimit me ujë.

Artikuj të tjerë

Back to top button