
Një ngjarje e rëndë u raportua në rrugen “Vushtrria” në kryeqytet pasditen e datës 30 gusht.
Policia e Kosoves ishte informuar se nje grua se bashku me nje sëpatë në krah kishte filluar t’i ndiqte fëmijët qe po luanin në park, ku me pas sipas informacioneve ajo kishte dëmtuar dhe inventarin e parkut.
Policia në vendin e ngjarjes, arriti ta identifikonte të dyshuaren me iniciale V.P 45 vjecare, ku me pas me urdhër të prokurorit kujdestar rasti u cilësia si “kanosje” dhe “dëmtim apo asgjësim i pasurisë”.
Fatmirësisht nga ky rast asnjë nga fëmijet në park nuk ka mbetur i lënduar, ndërkaq rrethanat tjera nuk dihen ende.



