Arrestohet në Jarinjë i kërkuari nga Gjykata e Mitrovicës për “Falsifikim të dokumenteve”

Një person i kërkuar me urdhërarrest të Gjykatës Themelore në Mitrovicë është ndaluar sot në pikën kufitare Jarinjë, raporton Sinjali.

Burime zyrtare bëjnë me dije se më 25.01.2026, rreth orës 11:30, në Jarinjë është ndaluar: Branko Sretenoviq.

Sipas informacioneve, ai ishte në kërkim me urdhërarrest të lëshuar nga Gjykata Themelore në Mitrovicë, për shkak të dyshimeve se ka kryer veprën penale “Falsifikim i dokumenteve”, nga neni 390 paragrafi 2 i KPRK-së.

Në lidhje me rastin është kontaktuar gjyqtarja e lëndës, e cila ka urdhëruar që i arrestuari të dërgohet në Qendrën e Mbajtjes, ndërsa më 26.01.2026, në ora 10:00, të dërgohet në gjykatë.

Rasti pritet të trajtohet nga organet kompetente.

Artikuj të tjerë

Back to top button