Ky është personi që u kap në flagrancë duke vjedhur në “Sag Lounge Bar” në Gjilan

Një rast i vjedhjes së rëndë është zbuluar në orët e hershme të mëngjesit në Gjilan, ku Policia ka arrestuar një person të dyshuar, i cili sipas hetimeve lidhet edhe me raste të tjera të ngjashme.

Sinjali mëson se më 25.01.2026, rreth orës 05:30, Njësiti i Hetimeve i Stacionit Policor në Gjilan, pas një pune të vazhdueshme hetimore, ka arrestuar të dyshuarin: E. I.

Sipas informacioneve, i dyshuari është kapur në flagrancë, teksa po kryente veprën penale “Vjedhje e rëndë”, në lokalin/kafiterinë “Sag Lounge Bar”, në rrugën “Raif Halimi” në Gjilan.

Burime të besueshme bëjnë me dije se gjatë procedurave policore, i dyshuari ka pranuar edhe disa raste të tjera vjedhjesh, ndërsa rasti po trajtohet edhe për veprat penale “Vjedhje” dhe “Vjedhje e rëndë”.

I dyshuari është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës, ndërsa me vendim të Prokurorit të Shtetit, ai është dërguar në ndalim policor prej 48 orësh.

Hetimet për rastet e tjera që dyshohet se lidhen me të njëjtin person janë duke vazhduar.

Artikuj të tjerë

Back to top button