Arrestohet një person në Podujevë, nën dyshim për ngacmim seksual ndaj një femre

Një burrë nga Podujeva është arrestuar pasi që kishte ngacmuar seksualisht një grua. Pas denoncimit, viktima dhe i dyshuari janë intervistuar nga organet kompetente.

Me 16.07.2026 viktima femër kosovare, ka raportuar se është ngacmuar seksualisht nga i dyshuari mashkull kosovar.

“Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.

Sipas informacioneve të TandemPress, i dyshuari është rreth moshës 70 vjeçare, ndërkaq viktima 27 vjeçare.

Njësitet policore janë duke e hetuar rastin për procedura të mëtejshme

Artikuj të tjerë

Back to top button