Arrestohet një person në Podujevë për kanosje me armë zjarri

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në fshatin Lluzhan të Podujevës, nën dyshimin për kanosje me armë zjarri ndaj tre personave.

Sipas raportit policor, rasti ka ndodhur me 6 maj rreth orës 19:30, ku i dyshuari mashkull kosovar dyshohet se ka kanosur me armë zjarri tre viktima meshkuj kosovarë.

Gjatë intervenimit policor, nga i dyshuari është sekuestruar edhe pistoleta që dyshohet se është përdorur në këtë rast.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Fsh. Lluzhan, Podujevë 06.05.2026 – 19:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që dyshohet se kishte kanosur me armë zjarri tre viktimat meshkuj kosovarë. Nga i dyshuari është sekuestruar pistoleta që dyshohet se është përdorur në rast. Me vendim të prokurorit i njëjti është dërguar në mbajtje”.

Artikuj të tjerë

Back to top button