Arrestohet një person në Prishtinë, i’u gjeten mbi 10 kg drogë e llojit marihuanë

Një person është arrestuar në Prishtinë nën dyshimin për posedim të paautorizuar të narkotikëve.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më 5 shtator, rreth orës 00:30, në rrugën “Muharrem Fejza” në kryeqytet.

Gjatë kontrollit, të dyshuarit mashkull kosovar i janë gjetur dhe konfiskuar 10.7 gramë substancë narkotike e llojit marihuanë. Pas intervistimit në polici, me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar dhe rasti do të procedohet në procedurë të rregullt.

Artikuj të tjerë

Back to top button