
Nga një kontrollë rutinë nga Policia në Istog, është arrestuar N.B 26 vjeçar në rrugën Nënë Tereza.
Rasti sipas policisë ka ndodhur rreth orës 23:00, të datës 5 shtator.
Gjatë kontrollimit të dokumenteve dhe veturës Mercedes të 26-vjeçarit, zyrtarët policorë dyshohet se i kanë gjetur në brez një pistoletë Zoraki 917-T, së bashku me tetë fishekë të kalibrit 9 mm.
Me urdhër të prokurorit, ndaj tij është iniciuar rast për “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armës”, ndërsa të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh.
Nderkaq rasti po hetohet për procedurat e mëtejshme ligjore ndaj të dyshuarit.



