Arrestohet një person në Prizren, policia i sekuestron drogë dhe 19 mijë euro para të gatshme

Një person është arrestuar mbrëmë në Prizren, nën dyshimin për posedim të narkotikëve

Sipas policisë, rasti ka ndodhur të enjten rreth orës 23:00.

“Gjatë kontrollit të të dyshuarit janë gjetur dhe sekuestruar 26.43 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit kokainë, 182.44 gramë marihuanë, 221 pako me nga 30 copë diazepam, 165 pako me nga 30 copë bensedin, si dhe 2.44 gramë tjetër substancë e dyshuar kokainë”, thuhet në njoftimin e policisë.

Po ashtu, policia ka sekuestruar 19 mijë e 625 euro dhe një telefon mobil.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje

Artikuj të tjerë

Back to top button