Arrestohet një person në Shtime dyshohet se sulmoi dhe kanosi gjyshën e tij

Policia në Shtime ka arrestuar një të dyshuar për sulm dhe kanosje më 22.07.2026. Sipas njoftimit, i dyshuari 25-vjeç, në një fshat të Shtimes pas një mosmarrëveshjeje ka sulmuar fizikisht gjyshen e tij dhe e ka kanosur atë.Rasti ka ndodhur rreth orës 12:00.
“Më pas, rreth orës 13:00, i dyshuari ka hedhur një shishe qelqi në drejtim të gjyshit të tij, por nuk ka pësuar lëndime. I dyshuari, i cili ishte nën ndikim të alkoolit, nuk ka qenë në gjendje të deklarohet”njofton Policia.
Me urdhër të prokurorit të shtetit, ai është dërguar në mbajtje për 48 orë.


