Atletico Madridi arrin marrëveshje me Joao Gomes, transferimi drejt fundit

Atletico Madridi është shumë pranë një përforcimi të madh në repartin e mesfushës, pasi ka arritur marrëveshje personale me brazilianin e Wolves, Joao Gomes.
Sipas raportimeve të Fabrizio Romanos, bisedimet mes klubeve gjithashtu kanë avancuar ndjeshëm dhe marrëveshja mund të mbyllet shumë shpejt. Mesfushori brazilian është i gatshëm të nënshkruajë me skuadrën e Diego Simeones, ndërsa operacioni pritet të kushtojë mbi 40 milionë euro.



