Autoblindat ushtarake “Shota” pritet të prodhohen edhe në Kosovë

Autoblindat ushtarake të prodhimit shqiptar “Shota”, tani do të prodhohen edhe në Kosovë. Njohësit e sigurisë thonë se kjo marrëveshje është në kuadër të plotësimit të normave për t’u anëtarësuar Kosova në Aleancën Veriatlantike, NATO.Përveç në Shqipëri, tashmë autoblinda ushtarake “SHOTA” do të prodhohet edhe në Kosovë.

Kjo pajisje ushtarake do t’i shtohet stokut të Forcës së Sigurisë së Kosovës, pas marrëveshjes së darkorduar mes ministrave të Mbrojtjes, Ejup Maqedonci dhe Pirro Vengu.Këtë e konfirmoi për Tëvë1, zëdhënësja e Ministrisë në detyrë të Mbrojtjes, Liridona Gashi.

Autoblinda ushtarake ‘’Shota’’, e projektuar si mjet MRAP (Mine Resistant Ambush Protected), ofron kapacitet transport 2 anëtarë ekuipazhi + deri në 8 ushtarë, blindim balistik BR7, rezistent ndaj municioneve 7.62mm.Është i projektuar për mbrojtje të lartë ndaj minave dhe ndaj shpërthimeve deri në 6kg TNT nën mjet.

Artikuj të tjerë

Back to top button