“Mercenarët u lajmëruan vetë” – Abdixhikut nuk i mjaftoi vetëm një reagim e bën të dytin

Lumir Abdixhiku, kryetar i LDK-së, ka shkruar një status, ku sërish ka përmendur mercenarët.

Abdixhiku ka vlerësuar se do ta mbrojë LDK-në nga “sulmet e paguara nga jashtë”.

Tutje, Abdixhiku ka shkruar se beson në politikë që nuk blihet.

“Unë besoj në politikë që s’blihet. Në fjalë që s’paguhen. Në njerëz që nuk shiten. Dhe anëtarësia e LDK-së nuk shitet e nuk blihet. Kjo na dallon. Prandaj dhe i mbrojë” – ka shkruar Abdixhiku.

Postimi i plotë:

Mercenarët u lajmëruan vet.
Pa i përmendur. Siç thotë populli, u vetëlajmëruan ata me mizë mbas veshi.

Dhe në lajmërimin e tyre, treguan se si mendojnë. Mendojnë se të gjithë sillen rreth krimit, sepse aty rrotullohen vet. Dikush rrotullohet aq larg sa mbërrinë dhe Aeroportin e Vlorës. Mendojnë se të gjithë shiten, sepse vetë janë për shitje. Mendojnë se të gjithë frikësohen, sepse vetë jetojnë nga frika. Ky është botëkuptimi i tyre.

Nuk do ta lejojmë këtë botëkuptim të shtrihet në LDK as si fjalë, as si mendim, edhe më pak si ndikim.

Unë besoj në politikë që s’blihet. Në fjalë që s’paguhen. Në njerëz që nuk shiten. Dhe anëtarësia e LDK-së nuk shitet e nuk blihet. Kjo na dallon. Prandaj dhe i mbrojë.

Po, do ta mbrojë LDK-në dhe secilin anëtarë tonin nga sulmet e paguara nga jashtë. Edhe po të jem i vetëm.

Mercenarët do të vazhdojnë të ulërasin për LDK-në. Duket se nuk u mjafton partia e tyre. Duan edhe një tjetër ku t’i shtrijnë thonjtë e ndikimit. Nuk ka gjasë. Anëtarësia e LDK-së ka tjetër vizion.

Ne do të vazhdojmë të ecim përpara. Sepse zhurma paguhet, por e vërteta jo. Dhe pikërisht për këtë, e vërteta fiton gjithmonë.

Artikuj të tjerë

Back to top button