Azemi: Punëtorët teknikë s’kthehen në punë pa pagat e korrikut dhe gushtit

Kryetari i Sindikatës së Punëtorëve Teknikë, Jusuf Azemi, ka thënë se greva në Prishtinë do të vazhdojë derisa punëtorëve t’u paguhen pagat e prapambetura.
Në “Ora 7” në Klan Kosova, Azemi tha se punëtorët po përballen me presion për t’u kthyer në shkolla.

“Pa i paguar komplet muajin gusht dhe ditët e muajit korrik, ne nuk do t’i kthehemi punës”, deklaroi ai.

Azemi tha se sindikata është tërhequr nga marrëveshja e mëhershme me DKA-në, duke e akuzuar këtë të fundit për mosrespektim të marrëveshjes. Ai kërkoi që punëtorëve t’u garantohet paga prej 500-eurosh.

Ai shtoi se nuk do të ketë më bisedime me institucionet derisa të paguhen pagat e korrikut e gushtit dhe të zbatohet paga prej 500-eurosh.

Artikuj të tjerë

Back to top button