
Një banor i lagjes Kodra e Trimave ka ngritur shqetësimin për praninë e një grupi qensh endacakë në rrugën “Daniel Defo”, në afërsi të shkollës “Hilmi Rakovica”.
Sipas banorit, problemi është i pranishëm çdo ditë, ndërsa siç tha ai në mëngjesin e sotëm situata është bërë edhe më shqetësuese.
Banori thotë se në këtë pjesë të lagjes janë parë disa qen endacakë që lëvizin në grupe përgjatë rrugës, ndërsa disa prej tyre qëndrojnë edhe më poshtë, në drejtim të shkollës, pikërisht në zonat ku kalojnë fëmijët.
Banori thotë se më herët janë bërë edhe thirrje për intervenim lidhur me qentë endacakë, ndërsa shqetësim shtesë paraqesin edhe mbeturinat në këtë zonë.



