Betohen 17 gjyqtarë të rinj

Në një ceremoni të organizuar në Presidencën e Kosovës janë betuar 17 gjyqtarë të rinj.

Ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu tha në këtë ceremony se vendimet duhet të bazohen në Kushtetutën e Kosovës.

“Vendimet tuaja duhet të jenë të bazuara vetëm në Kushtetutë, në ligj dhe të mbështetura në prova. E mandati fillestar shkon shumë shpejtë, prandaj vitet e mandatit fillestar është shumë i shpejtë, prandaj punoni aq shumë sa me e meritu mandatin e përhershëm, deklaroi mes tjerash ajo

Ndërkaq, Arjeta Sadiku, ushtruese e detyrës së Kryesueses së Këshillit Gjyqësor të Kosovës deklaroi se të jesh gjyqtar është një mission fisnik I cili kërkon integritet të lartë.

“Sot është një ditë e shënuar jo vetëm për gjyqtarët e rinj, por edhe për sistemin tonë dhe institucionet. Si ish-gjyqtare, si gjyqtar me një përvojë ndoshta të shkurtër po mundem me thënë, me qenë gjyqtar nuk do të thotë vetëm, nuk kupton vetëm profesionalizëm”, u shpreh Sadiku.

Artikuj të tjerë

Back to top button