Dega e dytë i jep goditjen e tretë Abdixhikut, “nxehet” situata te LDK-ja

Pas degës së LDK-së në Pejë e Lipjan, edhe dega e dytë në Prishtinë ka kërkuar dorëheqjen e Lumir Abdixhikut, nga udhëheqësia e partisë.
Nëpërmjet një deklarimi zyrtar, dega e dytë arsyeton nevojën për orientimin e Kosovës nga zgjidhjet e problemeve dhe marrëdhëniet me SHBA-në, shkruan IndeksOnline.
Duke kërkuar dorëheqjen e tij, dega e dytë thotë: “Kryetarit Lumir Abdixhiku, në një varg procesesh zgjedhore, i janë dhënë të gjitha mundësitë dhe hapësirat për ta rikthyer LDK-në në rrugën e fitores, por, fatkeqësisht, rezultatet kanë munguar”.
Çaste më parë, Abdixhiku reagoi ashpër ndaj kryetarëve të degëve në Pejë dhe Lipjan, Gazmend Muhaxheri dhe Imri Ahmeti, duke i fajësuar për mos-angazhim me strukturat e degëve, që LDK-ja të ketë rezultat më të mirë zgjedhor.



