
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e së martës në fshatin Zajm, ku një person ka humbur jetën në lumin Bistricë.
Viktima është shtetas i Austrisë dhe dyshohet se ishte duke peshkuar në momentin e ngjarjes.
Ngjarja ka alarmuar ekipet emergjente, të cilat kanë dalë në vendin e ngjarjes, ndërsa autoritetet kanë nisur veprimet për të sqaruar rrethanat e rastit.
Ende nuk dihen detaje të tjera, lidhur me mënyrën se si ka ndodhur ngjarja dhe shkaqet që kanë çuar deri te humbja e jetës.



