Diell dhe vranësira këtë të hënë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se dita e hënë do të karakterizohet me mot me diell dhe vranësira.

Sipas IHMK-së, vranësirat në disa vende mund të sjellin reshje të dobëta shiu.

Temperaturat minimale do të lëvizin nga 5 deri në 8 gradë Celsius, ndërsa temperaturat maksimale pritet të arrijnë nga 20 deri në 23 gradë Celsius.

Era do të fryjë kryesisht nga veriperëndimi, me shpejtësi prej 1 deri në 4 metra në sekondë.

Artikuj të tjerë

Back to top button