
Sonte, në sheshin e Prishtinës,u mbajt dita e 12-të e protestës në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së dhe kundër Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë.
Një numër i madh qytetarësh i janë bashkuar protestës, duke mbushur hapësirën e sheshit dhe duke shprehur mbështetjen e tyre për çlirimtarët.
Protesta po zhvillohet me pjesëmarrjen e qytetarëve nga Prishtina dhe qytete të tjera të Kosovës, ndërsa në shesh u përcollen mesazhe në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së.



