
Gjatë 19 dhjetorit janë raportuar disa raste të dhunës në familje në Lipjan dhe Prishtinë.
Në Lipjan, një grua është arrestuar për ushtrim dhune psikike ndaj bashkëshortit dhe është dërguar në mbajtje me vendim të prokurorit, shkruan Klankosova.tv
“Lipjan 19.12.2025 – 00:30. Është arrestuar e dyshuara femër kosovare për shkak se kishte ushtruar dhunë psikike ndaj bashkëshortit të saj. E dyshuara pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”. njoftoi PK.
Në Prishtinë janë regjistruar tri raste: në njërin, një burrë është arrestuar pasi kishte sulmuar fizikisht babanë e tij; në rastin tjetër, një grua është sulmuar nga bashkëshorti dhe ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje; ndërsa në rastin e tretë, një burrë është sulmuar nga bashkëshortja dhe vajza e tij, ku viktima ka marrë trajtim mjekësor dhe të dyshuarat janë liruar në procedurë të rregullt.
“Prishtinë 19.12.2025, 13:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje e kishte sulmuar fizikisht babin e tij. Me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është dërguar në mbajtje”.
“Prishtinë 19.12.2025, 20:25. Është raportuar se viktima femër kosovare, pas një mosmarrëveshje ishte sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”.
“Prishtinë 19.12.2025, 18:00. Është raportuar se një mashkull kosovar, është sulmuar fizikisht nga dy të dyshuarat femra kosovare-bashkëshortja dhe vajza e tij. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa të dyshuarat janë arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt”.
Policia e Kosovës ka ndërmarrë veprimet e nevojshme në të gjitha rastet dhe hetimet po vazhdojnë.



