Dyshime për mjet shpërthyes në Medvec të Lipjanit, Policia dhe KFOR-i në vendngjarje

Policia e Kosovës, në bashkëpunim me pjesëtarë të KFOR-it, kanë dalë në vendin e ngjarjes në fshatin Medvec të Lipjanit, pas dyshimeve për mjete shpërthyese.

IndeksOnline ka siguruar pamje nga vendi i ngjarjes, ku shihet prezenca e zyrtarëve policorë dhe pjesëtarëve të KFOR-it.

Dyshohet se bëhet fjalë për mjete shpërthyese, përkatësisht granata dore, mirëpo deri më tani nuk ka informacione zyrtare lidhur me rastin.

Artikuj të tjerë

Back to top button