Problemi me mbeturinat në Prishtinë një nga problemet më shqetësuese, kritikohet Qeveria për bllokim të mjeteve buxhetore

Problemi me mbeturinat në Prishtinë po vazhdon, ndërsa themelimi i ndërmarrjes së re komunale për këtë shërbim është bllokuar nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL).

Ndonëse Kuvendi Komunal e miratoi themelimin më 25 shtator me vota unanime, MAPL dha vlerësim negativ, duke e kthyer çështjen në pikën zero.

Nënkryetarja e Prishtinës, Besianë Musmurati, e ka kundërshtuar këtë vendim, duke pretenduar se kryeqyteti po bllokohet për arsye politike, pasi komunave të tjera u është lejuar themelimi i ndërmarrjeve të ngjashme.

Ndërkaq nga MAPL-ja nuk ka asnje pergjigjje lidhur me rastin

Artikuj të tjerë

Back to top button