
Eurodeputeti holandez, Thijs Reuten, ka reaguar pas heqjes së pjesshme të masave të BE-së ndaj Kosovës, dhe vendimit për t’u hequr në total në fund të janarit 2026 me lirimin e një grupi të dytë të mjeteve financiare.
Përmes një postimi në X, Reuten uroi Kosovën për këtë zhvillim, duke thënë se tani mund të rifillohet rruga evropiane e shtetit,
Pos tjerash, ai tha se i ka ardhur radha përpunimit të kërkesës së anëtarësimit të Kosovës që ka mbetur pezull prej vitesh.
“Më në fund, urime Kosovë”
“Çfarë katastrofe ka qenë kjo politikë e BE-së. Tani mund të rifillojmë rrugën evropiane të Kosovës. Të radhës: të përpunojmë kërkesën e anëtarësimit të Kosovës që ka mbetur pezull prej vitesh”, ka shkruar ai.
FINALLY! Congratulations Kosovo
What a disaster this EU policy has been. Now we can pick up on Kosovo’s European path again.
Next up: process Kosovo’s membership application that is on the shelf for years now. https://t.co/RQ50ulamEG
— Thijs Reuten (@thijsreuten) December 18, 2025



