Finalja e Europa League ndez Stambollin, Freiburg dhe Aston Villa përballen për trofeun e parë

Mbrëmjen e sotme në stadiumin e Besiktasit në Stamboll do të zhvillohet finalja e madhe e Europa League mes Freiburg dhe Aston Villa. Të dy skuadrat kërkojnë të shkruajnë historinë, pasi asnjëra nuk e ka fituar më parë këtë kompeticion europian.

Skuadra angleze udhëhiqet nga trajneri Unai Emery, një specialist i vërtetë i Europa League. Tekniku spanjoll e ka fituar këtë trofe plot katër herë në karrierë, tri me Sevillan dhe një me Villarrealin, duke qenë arma kryesore e Aston Villas në këtë finale.

Sa i përket mungesave, Freiburg nuk do të ketë në dispozicion japonezin Yuito Suzuki, ndërsa Aston Villa do të vuajë mungesën e Ross Barkley, Boubacar Kamara dhe Alysson. Të dy trajnerët kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për sfidën që pritet me shumë interes nga tifozët europianë.

Aston Villa: Martinez, Cash, Konza, Lindelof, Torres, Digne, McGinn, Tielemans, Rogers, Buendia, Watkins.

Freiburg: Atubolu, Kubler, Ginter, Lienhart, Treu, Eggestein, Hofler, Beste, Manzambi, Griffo, Matanovic.

Artikuj të tjerë

Lexo edhe për
Close
Back to top button